Çaste poetike me poeten:- Teuta SULAJ

ZEMER QË ECEN
—————————
Unë jam grua, me dy zemra,
Jam me fat e shkuar fatit.
Unë jam grua thjesht e vetme,
Por s’kam frikë, as prej Lugatit.
Rruga, jete dredha dredha,
Rruga jete si kolovarse.
Her me hedhë, e her me pretë
Do guxim, e nuk do llafe.
Si me hallka te zinxhirit,
Labirint i ngatërruar.
Por su tuta e su këputa,
Si ustai që sdo mësuar.
Labirintet ngatërruar,
Kur përshkohen me kujdes,
Frymëzimi hyn në gjak,
E ne fund del me sukses.
Kam dy zemra thash me lartë,
Një në gjoks edhe një jasht.
Ajo zemra ka dhe këmbë
Kudo shkon, un e ndjek pas.
Mrekullia ime zemër,
Vepra ime me e madhe.
Jetë, që si ty ska tjetër
Kryevepra me Astrale.
Si çdo nënë që lind fëmijë
Edhe un jam e bekuar.
Zemra ecen, un s’fle gjumë
Në çdo hap qofte e bekuar.
Për çdo nënë q[ ka zemra
Nga ato që rrugës ecin
Veç nje lutje për të tera
Ruaj ZOT,falu shëndetin.
Teuta Sula
/QendraPress/