Çaste poetike me poeten:- Tixhe Rexha GËRQARI

DIKUR E SOT
————————
Dikur në një kohë
Besonim në agimet e bardha
Të frustruar punonin e kërkonim lirin
Në të ëndrronim lumturinë.
E sot në këtë kohë
Lavire të perdalë
Po s’ja përmbushe epshet
Edhe ëndrrat ti vran!.
Tixhe Rexha Gërqari
/QendraPress/