Çaste poetike me poeten; Valbona Ahmeti

0

Poezia ime pjesëmarrëse në manifestimin “Vjeshta dhe vargjet”

Edicioni i tetë-2021

———————-

Rrënjët thellë i ke n’ Atdhe

=====================

Hënën kurorë e vështrova

N’ vallëzim më yjet plot hijeshi

Rebeluar një yll ndalova

Pse s’ ndriçoj dhe unë si ti?

Ylli flakë këputur ra

Krejt magjishëm ca fjalë m’i tha

Je si llamba pa vajgur

N’dhe të huaj s’ ndriçon më shumë!

Tufë zogjsh udhëtarë

Mallëngjimi aty m’ kaploj

E ndalova një shtegtar

Pse s’ kam krahë t’ fluturoj?

Cicëruar tek veshi m’ tha

Duhet të dish ti një gjë

Krahë këputur je përherë

Larg Atdheut i pavlerë!

Kur i pash shkrepat e agut

Ca fjalë i kumtova malit

T’ kam zili që je shtatlartë

Pse unë jam lis i thatë?

Ankth e dridhje e kapën malin

Ulërimë ca fjalë m’ i foli

Lis i thatë, i rrëzuar je

Rrënjët thellë i ke n’ Atdhe!

Valbona Ahmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *