Çaste poetike me poeten;- Valbona AHMETI

FESTA E GJETHËVE
———————–
Në krahët e erës gjethet vallëzojnë
Si kujtimet e ëmbla që zemrën ledhatojnë
Mbi barin e njomë vesa kristalizohet
Si drita e diellit mbi ujëra kur përthyhet
Era vjeshtës flokët ia përkëdhel ngadalë
E ballin ia stolis me ngjyra zjarri-valë
Në festën e gjetheve shpirti fisnikërohet
Si një lumturi që në sy lexohet
Butësisht tingëllon kjo simfoni stinore
Kujtimet shtegtojnë mbi ngjyrat vjeshtore
Për festën e artë një dolli me verë rrushi
Si vepër hyjnore që ndizet në sy si prushi
Pentagrame zogjsh në qiell u panë
Si lamtumirë, cicërimën vjeshtës ia lanë
Dashuria sublime si hije shtrëngon
Hëna në heshtje nga një cep veshtron
/QendraPress/