Çaste poetike me poeten;-Valbona HADRI
Në përbuzje
——————————–
Të plagëve të heshtura të dikujt
Ti shikon indiferent
dhe s’ke dëshirë t’ia dëgjosh rënkimet
Plagët e nën lëkurës dhëmbin më shumë
dhe gjithmonë i thërrasin shpresave
Si portret i mermertë imazhi yt,
me vështrim dhe buzëqeshje të plasaritur.
Ti ende se ke kuptuar se po
kthehesh në peshë të vetvetës
Mes Njeriut dhe gurit janë miliona vite të errëta
Mos guxo të na fusësh ndonjëherë
Në përjetimet e tua.
Mbrëmjeve më pëlqen të flas,
çdo çast me të tashmen ,
pranë melodisë sê zërit të këputur ,
mbyll sytë në largim të pamjeve që sjellin dhembje.
/www.QendraPress.com/