Çaste poetike me poeten;-Valbona KOLAVERI

KUR VDES NJË POET
—————————————-
Kur vdes një poet,
Tokës së gjuhës ,i thahen rrënjët e fjalës,
Dhe qiejt,
S’kanë më engjëj të kërcejnë
Kur vdes një poet,
Çahen kordat e rrathëve të dashurive,
Se s’ka më kush t’ju këndojë,
Rrezeve tek përflakin diejt
Kur vdes një poet,
Dhembja vdes nën dhembje,
E thellë në shpirt qan derti.
Deri ku s’ka më zë.
/QendraPress.com/