Çaste poetike me poeten;-Valbona KOLAVERI

SYTË QË TRADHËTOJNË

———————————–

E ndjej kur më vështron

Sytē po të tradhëtojnë,

Hije e gjatë mendimesh kaluar mundimshëm

Po të hetojnë mbi kry

Të kanë vënë përfund,

Si një të pafat që nuk mundesh t’u shpëtosh

Teksa krahë ,të merr shpirti larg,

Atje ku drita shtron udhë mbi liqen

Tejzgjatur pengjeve të lëna djerrë,

Si lëmsha të pambledhur që rrokomisen ngeshëm

Dhe heshtjet mbledh në grusht,

Dhe me piskamë të brengës

Më lut nën kujtesë,

Kthemi sybukur sytë ,

Dhe më shih ashtu siç unë të shoh.

/QendraPress/