Çaste poetike me poeten; Valbona R. HADRI
Ecte vetëm
————————————-
Zjarri synonte ta digjte
Brendinë ku fshihej vuajtja.
Të bëmat që kishin ndodhur i shkundën mendjen kaq papritur.
I kapur përballë dritës
Griste letrën, nuk i mjaftonte
Frymëmarrja t’i fshihte shqetësimin e zemrës.
Tkurri buzët dhe shtrëngoi te dy duart në gjoks,
Pamja e fotografive varur murit të dhimbjes,
i solli forcën e dashurisë.
Sy përlotur kërkoi t’i kthej të gjithë.
Pendimi nuk e arsyeton rënien e tij në kurthin e egërsisë,
Askush nuk e ndihmonte,
Kokulur tretej labirintit me terrinën e pafund.
Tingëllima e fjalës rrufe, ndaloj zërin e mekur.
Fytyra e tij e bërë borë para vezullimës së hënës , mbeti hije e zemrës së thyer.
Valbona Rexhepi Hadri
/www.qendrapress.com/