Çaste poetike me poeten: Valbona R.HADRI

Të mjerët

———————————–

Njerëzit shpirtzi, por me fytyrë njeriu

Ulen mbi kolltukë të pushtetit

dhe në rrokje të fjalës

Të djegin me ura prej zjarri .

Duke pritur me ankth gjunjëzimin tënd .

Ata kurrë nuk qeshin dhe nuk

turpërohen nga ligësitë e tyre.

Ata dinë të flasin bukur,

.citojnë Hegelin.

Rrëmbejnë lotët e viktimave për t’i

vendosur nën qerpikët e syve.

Ata lozin pa turp me dhimbjet e tyre.

Njerëzit e ligj ,kanë një lëkurë të hollë pagjak.

Por,

,sytë i kanë të pabesë

prej ujkonje.

Janë mjeshtër për ta vrarë drerin

dhe për ta ngjitur atë majë greminës.

Në dasmat e demonit vallëzojnë si të

marrë dhe lëshojnë nga ndërgjegje një erë djerse tē thartë.

Gjithë jeta e tyre është një zvarritje e mjerë

nëpër labirintet e shpellave .

Ndaj nuk kanë guxim të të shikojnë drejt në sy.

Deri në ditën kur dikush u’a pret bishtin dhe

gjaku që kanë thithur prej viktimave

Ju kthehet në ujë të zi.

Të mjerët,me mjerimin e tyre kërkojnë viktimën e radhës…..

/www.QendraPress.com/