Çaste poetike me poeten:- Valbona R. HADRI
Lamtumirë
————————
Lamtumirë, njeri i zemrës
Në sytë e tu ndjeva mall,
Në përqafim me një dënesje
e rrëmbyer por prapë e gjallë.
Një drithërimë me lot nē sy
Më pushtoi butësisht
Fryma e ngrohtê e ofshamës
sate mê bëri fëmijë sërish.
Të dua si erën që nuk e sheh,
Por gjithmonë e ndjen kur prek,
Shpirti im mbetet tek ti,
Me shpresë që tê takohemi përsëri.
Unë tani po ngjitem qiellit
zemër mbushur,
Me burimin e ëmbëlsisë,
Me kujtime më të bukura
Në dorë librin e dashurisë.
/ëëë.QendraPress.com/