Çaste poetike me poeten ;Valbona R Hadri

0

Me sytë e mi pashë

——————————-

Tek sheshi ku parakalojnë të ngopurit

Mbi pllaka betoni të ngrirë

Një i ri shtrirë trupin në të ftohtë

Ishte pasqyrë e mjerimit sot.

Me një mbyllje syri të vajshëm

Matanë trotuarit pashë edhe një.

Edhe një dhimbje tjetër simotër

Lotët s’mund t’i mbante në grusht.

Nga të ftohtit dridhej i tëri

Trupi tij si purtekë mbi ujë

Nga vrimat e leckave të shumta

Hynte frikë e tmerr i acartë.

I shtrirë i ramë përtokë

Ulërinte një shpirt frymësosur

Me buzë të thara nga uria

Belbëzonte ca fjalë të paartikuluara.

Ku është drejtësia o nënë e mjerë

A po kot kërkoj një kafshore bukë

Ku është humanizmi në sy njeriu

Apo kot ëndrroj sofrën e mbushur.

I tërë ai shi që pluskonte atë ditë

mbi trupin e tij binte pa e prerë pikën

Lutjet që i thoshte mëvete djaloshi

Në shpirt e vranin çdo kalimtarë.

Ku je jeni ju matuf të mjerë?

Që keni harruar Zot, komb e nderë

Si nuk lëvizni dot nga ajo karrigë

Të shihni edhe këtë pjesë të mjerë .

Mbushur një pellg lotësh nga ju.

Apo mëtoni fare të mos mendoni

Ama një gjë kurrë mos e harroni

Derisa të ketë pamje që therrin në sy

Hallkat e Karmës do t’ju bien në qafë.

Valbona R.Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *