Çaste poetike me poeten: Valbona R.Hadri
E thërras…
=========
Një freski shpirti
që do ta përmbush zemrën time
plot dashuri.
E thërras…
Atë fjalën ëmbëlake që vjen tek unë,
duke më thënē tê kam dritë e shpirt
më falë, mirèsitë..
E thërras…
Atë zërin e ndjeshmërisë
Që ta hudh tutje këtë natë
në pluhurin e harresës ,
me dhembje e nostalgji.
E thërras…
Lutjen në kërkim të dritës,
në mëngjesin e artë,
për të parê të bardhë
——————————————————————————————–
Dita e sotme
========
Në rrugëtim e sipèr shohë,
ngjyrimin e gjetheve të shtruara
me qilim zbehtësie.
I numëroj dhe ndiej
përpëlitjen e tyre për ti rezistuar kohës.
Kjo pamje me motive vjeshte
Bart mesazhet e kësaj bote me ndërrim fytyrash, por asesi të shlyera
në përballje me jetën
Nuk dua të ndaloj së lexuari faqet e kètij libri.
Edhe pse rrëmbehem nga erërat e forta
e kam të definuar shkruarjen e historisê në këtë dite të këtij muaj,në kètë vit të këtij shekulli.