Çaste poetike me poeten; Valbona R.Hadri

E donte

—————————-

Në mbrëmjen e kësaj dite

Ndjeva se dikush kërkonte një lumturi të vogël

Të vogël aq sa të shëronte shpirtin,

ta ngrohte zemrën e tij, ta kënaqte shikimin gati të verbuar për një sy çike.

Për këtë betohej se s’shikon tjetër sy

përveç një Zane mali që e ndjente Ai.

Një Zanë të vetme që i sillej vërdallë mendjes së përhumbur në mugëtirën e dashurisë, që si vinte dot për ta parë.

Ai donte një lumturi të vogël ta fuste në sirtarin e nuses me pamje Zane, mos t’ia merrte askush pos buzës së tij, ta kishte dritë dashurie, lavdi jete krah tij.

Ta ruante si xhevahirë mes perlash të kaltra, të ndihej krenar, kokëlisi mes një selvie ta shuante etjen e dhimbjen që e bluante gjithnjë.

Ai zgjodhi frutën më të ëmbël në degë, një frut erëmirë që jep lule në çdo stinë, ndryshe nga të tjerat, ajo piqej në sytë e tij.

Ndaj, ai zgjodhi Zanën e malit t’ia veshte nusërinë. Ta kalëronte mbi dete, oqeane mbi supet e tij.

T’ia dëshmonte Diellit, Tokës e Qiellit. Hënës me gjithë yje. T’i përtokej Zanës, të vetmës bukuri.

Perëndisë t’ia dëshmonte me gjakun e tij, se ai s’do tjetër pos Zanës, të vetmës dashuri, të vetmës pamje në sytë e tij.

Valbona R.Hadri