Çaste poetike me poeten ;Valbona R,Hadri

0

Tē jesh grua

———————————–

Ke dhënë jetë frytit të dashurisë në duart tua.

Ke përjetuar ëmbëlsinë e

ripërtëritjes në botën njerëzore.

Ke punuar me përpjekje për të vazhduar tutje .

Ke kontribuar në rëndësinë e zhvillimeve për ndryshimet në shoqëri.

Ke krijuar themelet e kësaj bote me fatin e të qenurit grua.

Ke ndikuar drejtpërdrejtë në përparimin e zhvillimit njerëzor.

Ke dhënë mesazhin e të kuptuarit se pa përkrahjen tuaj s’ka përparim në shoqëri.

10.07.2021

Valbona R.Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *