Çaste poetike me poeten;- Vasilika BABO

ZEMREN DUA TE TE RREMBEJ!

—————————————–

Moj zeshkania ime,

Ç’më mban kokën mënjanë,

Kthemë faqen e ëmbël,

Dy sytë e tu filxhanë, .

Nuk po te kuptoj ,

ke vështron. me thuaj ?

S’dëgjon tingujt e bukur ,

kur ne kitare luaj?

E di se ti me do,

O moj syzeze magjike,

Po naze pse me bën,

Me qenke pak nazike.

Folme moj zeshkane ,

me thuaj se te dua.

Buzëqesh e s’flet ,

A mos dyshon për mua?

Shoh dy sytë e bukur,,

yje qe ndrijnë rralle,

teminat derdhur gjoksit,

fshehur bluzës se bardhe.

Nen fustan te bukur,

plot lule e trëndafila,

këmben zbathur hedh ,

ngjyre cokolate e imja .

Shallin e kuq lidhur,

belin zbukuruar,

përmbi kalë te ndoqa ,

jam djale i dashuruar.

.

Dhuromë një buzëqeshje ,

kokën me kthe një here.,

S’ka çapkëne si unë,

Te kenë shpirtin pranvere. .

Unë sjell pranverën

Mbi kalë ,kalëruar,

zemrën asnje vajze ,

jo,s’ ja kam dhuruar.

Ta fala vetëm ty ,

e bukura cigane ,

zemrat ti bashkojmë ,

nen tingujt kitare. !

.

Mos do te zbres nga kali,

te te marr ne duar?

Mos je lodhur valle ,

a je zemëruar?

Shume naze me bën ,

unë s’jam plak i vjetër.

Ç’ke zemër, qe buzëqesh ,

Aaaa! E ditke se s’ gjej tjetër???!!!

/www.qendrapress.com/