Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Diçka kërkoja…
———————–
E putha lotin
mu bë diell,
në të pastrehën botë.
Diçka kërkoja…
diçka të thellë
të ndihesha e plotë.
Pastaj një zë
ku heshtja fliste
pikturës bardhë e zi.
Ti jepte sy…
me ngjyra jete
të vetmes dashuri.
Diçka kërkoja…
diçka të thellë,
ta dinte sa e doja.
Mbi taka egoje,
të lutem rri …
në gjunjë t’ju përgjëroja.
/QendraPress/