Çaste poetike me poeten;- Violeta Deda BALA

NUK NA KA FAJ JETA…!

————————————-

Në ditët që ikin pa kuptuar..

Dëgjoj e stërdëgjoj me qindra herë,

Se jeta na qenka vështirësuar

Dhe asgjë nuk është më si atëherë…

“Atëherë” na mbetet të themi

Se vetë ne e bëmë jetën të tillë;

Sot ngrihet në piedestal shpirtligu

Dhe përbuzet shpirti i mirë…

Atëherë dhe tani , njerëzit e bëjnë jetën

Gjithçka që jetojmë është fryt i punës tonë,

Duke fajësuar kohën Atëherë dhe Tani

Kurrë asgjë nuk do të ndryshojmë…

Ne njerëzit ndryshuam “u modernizuam ” ;

u digjitalizuam ; Po po ne po humbasim

 sensin e të qenit njerëzorë

Ne vetë po e vrasim Jetën,

çdo sekondë e orë…

Sa keq….!

/QendraPress/