Çaste poetike me poeten;-Violeta KADRIU

DY PIKA LOTI

—————————-

Dy pika loti më rrëshqitën nën sy,

më thanë fjalë që s’ dija për ty,

se për ty shpeshherë një e një s’ bëjnë dy,

se afshin e dashurinë ke mbyllur nën dry…

Dy pika loti më njomën buzë,

s’ di a më shumë më lidhën n’ fyt fjalën tërkuzë,

a m’ shituan me t’ vështrimit meduzë,

a më ndollën të re të erosit muzë…

Dy pika loti në faqe më ranë,

nuk di a më shumë dejt m’ i thanë,

për jetë të re më nganë

apo të tërën më vranë…

Dy pika loti gushës më pikëluan,

frymëmarrjen ma ngushtuan,

shikimin ma turbulluan,

shpirtin ma copëtuan,

me mallin prapë u dashuruan…

/www.QendraPress.com/