Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU

Dhuro mirësi!
—————————–
Jep mirësi nga vetja o njeri
Jo veç egërsi
Jep vullnet për të tjerët
Jo veç ligësii o njeri
Bëhu i butë e shpirtbardhë
Le të urohet pastaj nëna
prej së cilës në jetë ti ke ardhë
Lëre një fjalë të mirë në këtë botë
Jo, jo veç fjalë të kotë
Ofroi njerëzit
Zbute atë zemër
Qofsh ti mashkull apo femër
Le të lavdohen ata që në jetë të sollën
Të keqën në ty, ata nuk e mbollën
Per gabimet e tua s’të ka faj ai tjetri
Ku të mbeti fytyra, athua ku të mbeti
Mendo për vdekjen o njeri
Ajo vjen kur ti se pret
Nuk e dijm askush
Qfar kem për tê hjekë
Me vete asgjë s’ke me marrë
Eshte thënë e stërthënë kjo fjalë
Mos u bëj për tjetrin ne sy halë
Bëhu njeri që do kujtohesh gjatë
E jo ai që harrohesh pêr një natë
Bëhu mësim e shëmbëlltyrë për tjerët
Jepe një mesazh për të mirën jetë
Ndoshta n botën tjetër kjo e mirë ka me tu gjetë
Puno e vepro qe varrin mos ta mbulojnë therrat
Jeto e vepro flit me mirësi
Mos harro, si te gjithë të tjerët
një ditë do gjindesh në përjetësi
Jeto si zotri e jeto si trim
Te mirat tuaja të kësaj jete
Të gjinden në amshim.
/QendraPress/
Çaste poetike me poeten;-Alma BAJA
FILOZOFIA E DASHURISË!
————————————–
Filozofia e dashurisë është përtej barazimeve
për të gjetur tjetrin – ajo humbet veten,
është përtej mundësive tona për t’kuptuar
aty ku mendja se ndjek dot më zemrën…
Filozofia e dashurisë është përtej barazimeve
rritet aty – ku përgjigje nuk pret,
përtej çdo mase, logjike, kufizimi
kur njeriu jep pjesën e tij më t’shenjtë…
Filozofia e dashurisë është përtej barazimeve
një kërkesë që tejkakon çdo kufij të mendjes,
aty ku zemra – zgjedh pa llogari
asgjë nuk humbet, asnjë thërrmi e ndjenjës…
/QendraPress/