Çaste poetike me poeten;- Vjollca ALIAJ

Eja
——————
Eja, ti eja, poezia ime,
ti presim mëngjeset e përflakura
me një filxhan vesë
larg udhës së verbërisë ku
çmendurisht garojnë egot.
Kohë makutërie, s’ke ç’i bën…
Le të rendim pas erës,
me vargje të ngremë foletë e zogjve
edhe pak vjen pranvera…
Eja, ti eja, poezia ime
ta përcjellim diellin buzëmbrëmjeve
me një vals stërkalash dallge,
larg skutave të errëta ku
masturbojnë mllefin inatçinjtë.
Eja, ti eja,
shpirt binjak!
/QendraPress.com/