Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIAJ

Meditim
————————
I hedh hapat ngadalë,
Në mbretërinë e brengave…
Rrugët krejt të varura,
Si pemët rënduar nga frutat…
Në zymtësinë e paradites,
s’e di, pse paskam kaq
Dëshirë, të mbaj diellin në duar!…
Frymoj boshllëkun e portave të mbyllura,
Sytë më lulojnë gurë…
Gurë që kurrë s’kanë njohur,
Zjarr perëndimi…
Oh! Po si s’e kuptojnë dimrin
E shpirtërave pikues në zemër?
…
E këndshme rruga që përshkoj,
mes erës së dheut,
Që më kujton pranverën
Ëndërruese!
/QendraPress/