Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIAJ

Të zënë në grackë
——————————
Gulçon vrapi i kohës
mes dritash shiu vajton ikjen e stinës,
e lodhur mbrëmja
psherëtin frymën e fundit të vjeshtës.
Tej, Shashica, mbërthyer nga re sup më sup,
e ka të pamundur të ledhatojë
me krye hënën…
Pararoja e dimrit, tashmë,
ka zënë në grackë limanet e gjirit.
Tepër vonë për një shëtitje
por valsi i dallgëve josh si
për të kujtuar funeralin e yjeve.
Në pritë silueta, kruspull, e peshkatarit
luan me perlat e shkumës.
Rrëkëllej tretjen e ditëve
me një penel ngjyer në muzg,
dehem…
udha e vargut sapo ka shtruar
flokët e parë të borës.
/QendraPress/