Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIAJ

Puthmë dhe një here
—————————-
Nën pemën e portokalles,
puthmë dhe një herë,
krejt harbuar nga pranvera,
hëna le të bjerë.
Hidhma krahun përmbi sup,
nëpër lule bletët,
puthmë, puthmë dhe një herë,
si shkëndijat netët.
Retë shkojnë, pas erës shkojnë,
puthmë dhe një herë,
le të pimë, ta kthejmë me fund
nga një grusht poleni.
Pa të dehemi sërish
me mushtin e këngës,
puthmë, puthmë dhe një herë
nën degët e ëndrrës.
Krejt harbuar nga pranvera,
puthmë dhe një herë,
mbi gjethet e portokalles
hëna le të bjerë.
/QendraPress/