Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIU
MOS PRITNI
———————
Mos pritni të ju flas
Kërkoni përgjigjen në veprimet tuaja
Ose në sytë e mi
Ata flasin edhe në heshtje!
Mos pritni të ju buzëqesh
Kur gazin ma shndërruat në lot
Më shikoni në sy
Këta sy që dikur shndrisnin
Për lumturinë tuaj!
Mos pritni që të derdh lot
U shterën këta sy
Ujëvarë e dikurshme e lumturisë
Tash Sahara e vetmisë!
Kot mos pritni
As tingull s’do të nxjerr
Ishim dikur
Orkestër lumturie
Tani simfoni e harruar!
/www.QendraPress.com/