Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIU

Dhuratë pa emër
—————————
Një erë fryu, derën rrufeshëm çeli
Degët e pemëve si gjarpëri i drodhi
Zbukuruar me gjethe të arta e kordele vjollcë
Një pako dhuratë postieri solli.
Mbi pako një kartolinë e bukurshkruar
Me fjalë të magjishme, por pa emër
Ishte një enigmë e dhimbshme
Që prek dhe të fortën zemër.
Po ta dërgoj fustanin e nusërisë
Shkruar me ndjenjat e simes marrëzi
Mos e vish, por mbaje në sirtar
Se nuk të meritova, ti je ar!
Kjo porosi vinte fare pa adresë
Ishte porosi e zjarrtë si vet dashuria
Bukuria e shpirtit fshihej tek fjalët
Marrëzia e tij ishte vet çiltërsia.
/QendraPress/