Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIAJ

Ejani të lexojmë poezi!

————————————

Fëshfëritje gjethesh…

Jashtë dritares vallëzohet,

Ejani të lexojmë poezi!

Në kupë të qiellit kalërim resh të purpurta,

Të huaja hijet e lëvizshme

Mbi mure,

Ashtu si unë,

e huaj në këtë vend,

ku dëshirë kam të flas me hënën,

ku yjet,

kukafshehtas,

luajnë dhe dritën e tyre,

e çojnë larg,

Ejani të lexojmë poezi!

Në një fluturim të pafajshëm kujtimesh,

Si vjeshta dridhem…

Ndihem një pemë e zhveshur,

Mes hijesh tek zgjaten e zgjaten.

Por ju ejani!

Ejani të lexojmë poezi!

/QendraPress/