Çaste poetike me poeten ; Xhemi Nokshiqi Muzai
ENGJULLI IM
—————————–
Tik tak tik tak vetëm
Ora ngeli varur në mur
Kaluan sekondat, minutat, orët
Koha rrodhi……….!
Më shpejt iku se uji koni..
U bën 10 ditë 20 edhe 30
Ja arriti edhe 40 dyzet
Goja tënde mbyllur në qetësi
Vetëm hesht….!?
“Quiet ” nuk flet më
Nuk ankohesh fare për asgjë
For nothing…..
As zemra as trupi më nuk të dhëmb
‘Iris”i pangopur me gjumë më çark s’të bën
U mbyllën ata sy për t,u bërë” sy magjikë”
Si sy hënëze që natën ndrin dritë
Tani u relaksove ……!!!…
Si sytë e kaltër të alpeve mbushur me ngjyrën
E kaltër të qiellit
Me dashuri si rrezja e diellit
Ja erdhën të dyzetat…!
Pran varrit të sollën ca ujë
Ti njomje ato të mirat buzë
Po tani prehesh me engjëjt e botës
Merr njomështin e bjeshkëve tua në veri
Babi me mua ti mos mbaj mëri ..!
Se shpejti buzë varrit do të vij…
E ti do zbresësh me ngadalë
Gjithë kaltërsi fom the sky
Do më vish pran në krahë të fluturës
Flatrat mbi supet e mi do mi ulësh
Do më përqafosh ,si dikur në vite
Kur të hidhesha në krahë si dallëndyshe
(Me mall do të prek ballin tënd prej ari..)
Të them se dashuria ime …ishe ti Babi…
Si koshere bletësh me mjaltin e dlirë
Ti më ëmbëlsoje, si më e bukura ëmbëlsirë
Te them….. se ti me ishe ajer…
Më mbushje mushkëritë me oksigjen
Me freski mëngjesesh…..
zemrën me tinguj të shpresës
Me ishe vet kuptimi i jetës
Tani…..përmbi retë e bardha në ” Sky “
Engjëll fluturon………..
Me lule parajse erën kundërmon
“FILL your heart , “me atë aromë malli
Është aromë e rrallë zoti ty ti fali
Ngjyrat më të bukura të pranverës
Ti mbash kurore rreth vetës
Jan ngjyra diellore .perjetësive shekullore
Ndesa une …..!
Me erën do të dërgoj dashurin time në qiell
“Laugh with me” , pran meje eja si yll
Kur….!. ti më mungon derdh lotin si vesë
Ti eja.. më zgjo mëngjes për mëngjesë
I lutem erës rëres,bregut detit ,shkëmbit
Shiut, kur bie më rrëmbim
Ti shikoj syt e tu.. te “Retna” e qiellit tim
O ….Engjull i im……..!
Kur dita mbaron me perëndimin e diellit
Te shikoj fytyrën tënde në pasqyrën e qiellit
Të zbardh imazhin e ditës” with your memories”
Si oqeane malli……….!
Lëkura ime të ndiej shkëndija zjarri
Dashurit per ty ndez me nxhetësi vullkani
Do të mbetêsh gjithmonë ,si hënza para mali