Çaste poetike me poeten:-Xhemile  ADILI

OH, DASHURIA!

——————————

Kam kuptuar që për bukuri

bariu të lerë kokën në hendekun më të zi,

gjuetari i Afrikës të rraset kudo rrezikut

dhe të pres të shohë sytë e sutës

që nuk lënë të dalë më syri i hënës.

Njeriu për të të futet në rrugën pa kthim,

vasha, djali, nuk bëjnë gjumë më netëve rend,

zjarri t’u bëhet lulë,

shkrumbi t’u bëhet jetë…

Bukuria për mua është, të çik me majë gishti

perëndinë tim… T’i marr blenin e flokëve,

palën e hollë të lëkurës me ato qimet e vogla

rrotull syrit… Oh, qepallat e dashurisë që unë dua,

kush njeri arrinë të prek një buzëqeshje të tillë

të tërë një bote?

Me atë nuk krahasohet as peizazhi i panoramave

që nuk kanë parë gjëkundi sytë,

nuk krahasohet kodra me valë shkumuese,

as veli i erërave që përkëdhel kokat e kallinjve,

oh, qepallat e dashurisë që unë dua,

kush njeri arrinë ndonjëherë të përkufizojë

një të dytë bukuri?

/QendraPress/