Çaste poetike me poeten;-Xhemile ALIU

NDODHË

——————-

Ndodh të jem e trazuar,

ndoshta jam në moshë të vjetër,

por në shpirt mbetem e ngazëllyer

dhe jetës dua t’i dhuroj buzëqeshje.

Mbi trazira shpirtërore zgjohem me vrull,

edhe pse forca më është venitur disi,

por mendjen e mbaj ende zgjuar

dhe s’lejoj që të më gënjejë.

Mbi errësirën përqafoj dritën,

ëndërroj një botë gjithmonë paqësore,

ku askush s’është i përbaltur a i tmerruar,

por ndërtojmë një jetë me dritë prore.

Mos të hidhen bomba e barot

mbi njerëz të pafajshëm,

të rriten fëmijët kudo me bollëk,

jo mbi jetën e tyre vetëm mizori.

Sa shumë flitet për humanizmin,

në praktikë ndodh krejt e kundërta,

popujt e vegjël i nënshtrohen gjenocideve

para syve të kësaj bote të tërë.

Dhe ngrihet zëri për viktimat,

kur ato me vetëdije vetë i shkaktojnë,

me konferenca e shumë samite

ngrihen kurthe që vështirë i përballojmë.

Në këtë pozitë ishte dhe është kombi im,

historikisht përmes tragjedive mbijetoi,

nga një samit në tjetrin shpesh i goditur,

nuk e lënë përpara të shkojë.

Kaluan shekuj, kaluan shumë vite,

edhe sot, në 27 vite liri,

kombi im ende s’po mëkëmbet,

se djaj rreth nesh ende sillen.

Sa të jashtëm që historikisht na lënduan,

sa të brendshëm që u lidhën me djallin,

mjerë moj shqipe, pse gjithmonë vuan,

dhe s’ka kush të ta qajë hallin.

Zgjohu, shqipe, nga gjumi ku ke rënë,

mos lejo më lojëra të ndyra në kurrizin tënd,

se mjaft historikisht kemi vuajtur —

ka ardhur koha për ndërgjegjësim.

/QendraPress/