Çaste poetike me poeten; Xhevrije Kurteshi NIMANI
QETËSOJE SHPIRTIN
————————————–
Qetësoje pak shpirtin të lutem,
Mos e fajëso gjithmonë vetëm veten tënde,
Për çdo gjë që nuk mundesh e nuk shkon,
Ashtu siç duhet e siç ti donë.
Mjafton që ti ke bërë e po bënë
Gjithmonë me të mirën e mundshme,
Për veten e për jetën
Jeta është sfidë e që kërkon shumë
Prandaj bëhu i vetëdijshëm për këtë,
Dhe largoje gjithë peshën e fajësisë
Që ia ke vu vetes pa të drejtë.
Ndalu dhe merr frymë thell
E thuaj vetes se ti mundesh,
Mjafton të mos ndalesh drejtë qëllimit tënd,
Dhe botën do ta pushtosh herët e vonë.
/www.QendraPress.com/