Çaste poetike me poeten; Xhevrije Kurteshi Nimani

DUA TË BESOJ

—————————–

Dua të besoj se ende më pret

Dua të besoj se ende më flet,

Ta shoh shkëlqimin e syve plot mall

Buzëqeshjen në buzë e gëzimin e madh.

Dua të besoj se prap do ta ndëgjoj

Zërin tënd të ëmbël e të bisedojm,

Për kohët e shkuara që flet me krenari

Për prindërit, të afërmit dhe jetën në tërësi.

Dua të besoj se prap në mbrëmjet e freskëta të verës

Ta ndjejë dorën tënde të butë,

Që mbi supe t’më hedh ndonjë rrobe të ngrohtë

“Vishe bija ime se sonte mbrëmja bënë ftohte” .

Dua të besoj se prap do ti shoh

Ata sytë e tu të përlotur si dikur,

Kur ditët e pushimit kalonin shumë shpejt

Dhe vinte koha prap me u përshëndet.

Dikur loti yt më rëndonte si gur

Kur ti më uroje rrugë të mbarë për në kurbet,

Mundohesha që dhembjen time ta mbaj

Që ty të mos mërzisja se të kisha xhan.

/www.QendraPress.com/