Çaste poetike me poeten; Xhevrije Kurteshi NIMANI
FRYMËZIMI
————————-
Frymëzim një fletë peme që era e hedh
Një syth trëndafili që sapo s’ka qel,
Një rigë shiu në verën me vapë
Apo një xixëllonjë që natën e ndriçon.
Frymëzim zëri i bilbilit në degën e pemës
Në fushën e blertë a pyllin e dendur,
Një rreze dielli që në mëngjes ndriçon
Edhe yje e hënë që natën vet nuk të lënë!
Frymëzim syri i vashës për djalin e mbarë
Vitet sa kalojnë e dashurinë e shtojnë,
Fjala me peshë që nuk matet dot
Gjuha e zemrës që të vërtetën e thotë.
Frymëzim dashuria prindërore
Dhe ajo e fëmijës që nga lindja prore,
Frymëzim atdheu gjuha e flamuri
Toka e qielli që për ne janë mburojë.
/www.QendraPress.com/