Çaste poetike me poeten: Xhevrije Kurteshi NIMANI

SHPALOSJE KUJTIMESH

———————————

Në netët e ftohta të dimrit

Kur erë veriu sjellë dëborë,

Shpalosen kujtimet

Që nga fëmijëria jonë.

Vëllai nis tregimin

Unë e di shumë mirë,

Kur linde ti motra e madhe

Nëna e babai kishin shumë gëzim.

Babai vinte nga qyteti

Me një basmë në dorë,

Ja, moj grua qep një fustan

Për princeshën tonë.

Nëna nga meraku

Dhe e lumtur shumë,

Fustanin më të bukur

Për ty e punonte.

Sa shumë zgjat biseda

Vitet duke i kujtuar,

Malli e dëshira

Nis me të përvëluar.

/www.QendraPress.com/