Çaste poetike me poeten;-Xhuljeta FERRAJ

Burrë me peshë.

—————————-

Nëna më lindi femër,

Dhe jeta më bëri burrë.

Jo se desha unë,

Por s’kisha tjetër rrugë.

Nuk desha të kisha dy pesha ,

Mbi kurrizin tim të butë.

I ngrita vetëm fillikat

Pa ndihmën e askujt,

Nëna më lindi femër,

Dhe jeta më bëri burrë,

Cigaren dhe rakinë,

Nuk e piva kurrë.

Akoma ngela femër,

Por më thërrasin burrneshë ,

Askush s’më doli para me emër,

Ti thoshte vetes burrë me peshë.

/QendraPress/