Çaste poetike me poeten; Zade Kuçi
DUA TË KËNDOJ PIKËLLIMIN
———————————————
Dua të këndoj pikëllimin tënd me kushte të thjeshta viole
që natyra dhe të pashkruarat e një bote mbajnë mes brinje
dhe dashurinë e dikujt tjetër që më vërtitet dej të pamjeve,
zgjas sytë e mi ta prek atë nënë nate të bardhë,
ngjashëm me zgavrat e tua, si liqene nate.
Ai qenka – çudi! – më larg se fytyra jote
(kështu e thashë dhe të mbesë kështu), tej kufijve tuaj
dhe kufijve të mi,
atje ku rritet shelgu me degët qafëgjata
sa flokët e tërbuar të Poseidonit, kur nëpër duar i sillen
fatet e kthyer në shkarpa të thata.
Thonë që Poseidoni është një xhuxh, si një fusnotë xhuxhe
që një poet policie ka nxjerr një botim a një diçka pikturë,
personazhet në përrallën… jo, tash Borëbardha nxjerr
në objektiv kamere UN e farsat e dimensioneve 4, 5
të Njerkës që dot më t’ia rrëmbejë
të bardhen e çdo nate.