Çaste poetike me poeten;- Zamira Hysenaj AGALLIU

Mungesa ime
————————–
Prej mungesës sime zgjuar mos rrini
Unë si Marigoja kam lënë një amanet
Të më hedhin dhè të situr mbi varr
Ata që më deshën vërtetë në jetë!
E nëse mbetësha ndoshta e zbuluar
Nga balta që më hodhët sa isha gjallë
I lani mirë duart tuaja, i lani në krua
Kur të më mbështilleni ashtu vërdallë!
E lot në sy nuk dua t’u shoh aspak
Se shiu në çast do nisë mbi mua të bjerë
Ylberet do më mblidhen kurorë nusërie
E shpirti im do të bëjë dritë mbi mermer!
Me ty që jetës i thashë të dua kaq shumë
Si një kalimtar ti mua , jo, mos më kërko!
Sikur gjithë lavditë t’i derdhësh mbi mua
Ato që s’m’i fale sa isha gjallë, tani s’i dua, jo !
/QendraPress/