Çaste poetike me poeten;-Zana PIRA

MOLLA E KUQE
———————-
Me siguri
e mban në mend
Mollë e kuqe
kur binte
shi i furishëm
unë dhe Doruntina
këndonim,dhe ngapak qanim
nga gëzimi
për ardhjen
e Konstandinit
ndërsa t’i
ishe strukur
diku në skajin
e udhës
dhe nuk shiheshe
dot
nga rigat e shiut
C’kuptim kisha unë
në hyrje të historisë
me të vdekurit?
unë dhe Doruntina
që i kafshonim
udhte
e laguna
apo t’i dhe Konstandini
-Mollë e kuqe
kur legjenda mbetët
legjendë
përherë
e njëjtë
nën hijen tënde!!
/QendraPress/