Çaste poetike me poeten :-Zana PIRA

Në sytë e të tjerëve
——————————–
Mësohu me vetvetën
përderisa
nuk e njehë
vetvetën
në sytë e të tjerve
o njeri!
Kokrrën e -Mollës
me aq xhelozi
mos e kafsho
sepse nuk jetohet
dhe nuk vdiset
nga vetvetja…
apo thjesht
nga vetë jeta
e vetmja mnyrë
do të ishte
mos i beso
përrallës në pasqyrë
sa do që të jetë
e gjatë
anekdota
e lakmisë….
Z. Pira
/QendraPress/