Çaste poetike me poeten:-Zejnepe Alili REXHEPI

KY DIMËR…

———————-

Ca pëshpëritje të largëta si drithërima

jete…

mozaik i kësaj stine

që derdh ngjyrat e plogështisë

dhe pluskimet e lodhura të shpirtit.

Në xhamin gjysmë të avulluar, imazhe

dimërore…

fjollat si flutura të argjendta

mbi copëza akujsh plandosen,

shpërndarë në thërrime ëndrrash.

Nga larg ndihet një furtunë,

ftohtësi…

netëve të pafjetura derdhet hidhërimi

që gërryen dhembjen si paralajmërim shtrëngate

mes dallgësh shpresëmbytura.

Sytë reflektojnë paradokse dashurish,

braktisja…

sfidon tonalitete zemrash

si tinguj violine që rrahin në kraharor,

s’ndodh asgjë më shumë.

Vallëzon vetmia me ritmin e së nesërmes

dhembshurisht…

do riga malli grishen si puhizë,

shpirtvrarë të lë me brengën në vete,

borizanë loti resh ndër ethe.

Drita e syve tu të hap udhë

ikjesh…

zë frone në tjera brigje malli,

pa manire perëndish

e s’i thyen dot këto aliazhe zemre!

/QendraPress/