Çaste poetike me poeten;-Zyba HYSA

ZËRI YT…

————————

Më vjen zëri yt, si këngë e zogjve,

Kur njëri – tjetrit i flasin për karshi,

Nga degë e blirit, n’deg’ t’shtogjve,

Si këngë serenate… për dashuri!!!

Vjen n’rrugë ajri, si frymë shpirti,

Asfikësive së ditëve, fal oksigjen,

Cili s’provoi dashuri, kurrë s’e diti,

Vlerën e zërit, prej s’largëti ndjen!

Herë vjen si një dufmë behari,

Si zog i vetmuar, këndon harruar,

Pa e ditur se zëri ka tinguj sinjali,

Të zgjojë një zemër të dashuruar!

Herë vjen si kompleks cicërimash,

Zemrat gëlojnë në diegie eshke…

Vjen si këngë me flakë vetëtimash,

Të vrasë mallin, me tinguj shprese!!

………………………………………………….

Më vjen zëri yt, si këngë e zogjve,

Kur njëri – tjetrit i flasin për karshi,

Nga degë e blirit, n’deg’ t’shtogjeve,

Si këngë serenate, për dashuri!!!

/ZYBA HYSA/

/QendraPress/