Çaste poetike me poeten:Abide Peci GASHI

TA KESH NË MENDJE

——————————-

Urat kudo botës,

lidhin brigjet,

Dashuria në mes njerëzve,

i hapë të ‘gjitha shtigjet!

Shëndeti i njeriut,

është primar në jetë,

po s’ pate shëndet,

asgjë s’ke me të vërtetë!

Familja është,

streha më e ngrohtë,

Të lumturon ,

dhe të bën me krah,

Kurrë s’të lë përjashta,

kur ti ke të ftohtë!

Këto tri gjëra ,

mbaj gjithmonë në mendë,,

Ndërto kudo ura ,

gjatë jetës në çdo vend,

Ruaje shëndetin,

dhe krijo familje,

Kultivoje dhe dashurinë,

mes njerëzve fortë!

Jeto dhe vepro n’ vendlindje,

Kështu ndërtohet,

shoqëria e shëndoshë në botë,

Përbrenda saj ndërtoje paqën ,

që t’i bashkoj në çdo mot!

Me ndërtimin e paqes,

e bukur bëhet bota,

Kur hedhim vallen e dashurisë,

përmbi ura,

Kjo i mbanë themelet e shoqërisë,

të forta,

Jeta na bëhet,

si një fushë me lule!

/www.QendraPress.com/