Çaste poetike me poeten;Abide Peci GASHI
KUR MENDOHEM
—————————–
Gëzimet për mua,
ishin të rralla,
Gjatë udhës jetë ,
kur po udhëtoja,
Premtimet e të tjerëve ,
më mbetën përralla,
Kudo që shkoja,
zhgënjimet i takoja!
Qendra e botës ,
nuk më joshi kurrë,
Më shumë një kënd të saj ,
doja të e gjeja,
Në stinën e blertë , e sodisja
çdo lule,
Prej të gjithave njërën ,
më shumë e pëlqeja!
Në vendlindjen time ,
kur shkoj kohë pas kohe,
Shohë se shtëpia ,
ka mbetur e njëjtë,
Arsyeja që mërzitem,
mungesa e prindërve,
Dhe njerëzit ,
që kanë ikur në kurbet!
Mbrëmjeve kur iku ,
në shtrat për të fjetur,
Lutem tek Zoti ,
të më jep kurajë dhe fuqi,
Ngushëllimet e mia ,
tek lutjet i kam gjetur,
Shpresat më mbajnë gjallë,
në folenë ku pres njerëzit e mi!
/www.QendraPress.com/