Çaste poetike me poeten;Adelina PALI
FALMA KËTË KËNAQËSI
———————————–
Ndërsa po puthja sytë e tu
me t’madhe dëshirë, me afsh
Një ndjenjë e çuditshme, e çmendur
më erdhi atë çast.
O zot, falma vetëm mua
këtë të madhe kënaqësi,
nuk dua jo nuk dua kursesi,
këta sy ti puth tjetër njeri!
Ti, sikur e ndjeve mendimin tim
buzëqeshe më pe me kërshëri,
më shtrëngove fort pas vetes
dhe puthe sytë e mi …!
/www.QendraPress.com/