Çaste poetike me poeten;Adelina PALI
DO T’I FSHIJ LOTËT
—————————————-
Shpirti mbeti i çjerrë, kur s’njohe dashurinë
E unë prapë të desha, çdo ditë e më shumë.
Nuk hape pakëz një dritare të hynte dritë
Det do të bëhesha ku të derdhej ç’do lumë!
Por prapë mëri dot nuk të mbaj,
Do jetoj me plagën që më la gërvishtja,
Do t’i fshij dhe lotët e më nuk do qaj.
Ndoshta qe dashuri që vetëm unë e kisha…
/www.QendraPress.com/