Çaste poetike me poeten:Afërdita HADAJ

Telashet

——————-

Telashe, ka dita

telashe, ka nata.

Telashe ka jeta në rrugët e gjata.

Nga do, që të eci

njeriu i mjerë

Telashet nga mbrapa, e gjurmojnë si ferrë.

Telashe, në punë

telashe, në shtëpi

Sdi nga se të mbrohet

i shkreti njeri.

Dhe në gjum, kur bije

në enderr,të dalin

Veç kan nje të mire

Se telashet flen me fatin.

Thash se u mbarun

nga ëndrrra u ktheva

Po kur hapa derën mi kish sjell prap era.

Jeta kështu është

trendafil dhe ferra.

Se ndryshe sdo kishte,dimër dhe pranvera.

Se mbas çdo stuhije

me shi e me breshër

Prap, do dal ylberi

dhe do buzëqeshësh.

Afërdita Hadaj.

29/8/2022 !!!

/www.qendrapress.com/