Çaste poetike me poeten;Afërdita HADAJ
FUSTANIN ME GIRASOLE
E KAM VESH SONTE PËR TY.
**************************
Fustanin me girasole
E kam vesh sonte për ty
Këtë mbrëmje buzë detit
Të kërkoj në pafundësi.
Sa bukur rrezet e djellit
Kur përflak në horizont
Dallgët luajnë me lozonjaret
Më ftojnë që të luajmë tok.
Sa desha të luaj me to
Por un e përhumbur jam
Në kurbet përtej kufirit
Dashurinë,time çe kam.
Fustani që ti ke veshur
Sa të shkon moj Trëndelinë
Shikimi tej horizontit
Tu tretë larg në perëndim.
Tu tret për yllin e bukur
Të larguar në kurbet
Mëngjesi kur të agojë
Ndoshta vjen të zgjuan vet.
Fustanin me girasole
Që ta bleu në fejesë
Mbaje veshur trëndelinë
Kujtime ka në çdo fletë.
Dhimbjet nga pritjet e gjata
S’ka ilaç që i shëron
Se kur zemrat lidhen bashkë
Ndjenjë e mallit, kurrë s’maron.
/www.QendraPress.com/