Çaste poetike me poeten:Afërdita Koçiraj SELISHTAJ

Një ditë e bukur sot

———————————

Një ditë e bukur sot,

Dhe pse frynë pak erë,

Rrezet e diellit janë të ngrohta,

Dhe unë dola të punoj.

Baçen time të vogël,

Unë nisa ta Stolis,

Zogjit më vinin rrotull,

Sikur më vinin për ndihëm.

E mbarova punën,

Dhe baçen e Stolisa,

Pa pritur motra time,

Te porta më erdhi.

Sa shumë që u gëzova,

Kur e pashë që erdhi,

Një lëmshë në grykë kisha,

Dhe ajo seç ma hoqi.

Me motrën time unë sot,

U kënaqa aq shumë,

Më pruri erën e nënës,

Që më mungonte shumë.

Kush ka motrën është plotë,

Ka gjithë mirësitë e botës,

Ka nënën dhe babanë,

Ka dhe në krah vëllain.

/www.QendraPress.com/