Çaste poetike me poeten;Afërdita Koçiraj SELISHTAJ
Të rritesh e lumtur
———————————-
Një ditë të bukur kaluam,
Me shumë urime nga të gjithë,
Mbesën e vogël pagëzuam,
Uroj ta bekoj i madhi zot.
Të rritesh e lumtur o dritë,
Të bekoj i madhi zot,
Të ndriçoj rrugën e jetës,
Të japë jetë dhe shëndet.
Të rritesh e lumtur,
O shpirti i nënës,
Se ju na i shtoni jetën,
Dhe na i bëni më të lumtur.
Dhe babi me mamin,
Në malet më të larta,
Për mrekullitë e tyre,
Që zoti ua ka falë.
A. K. Selishtaj 6.6.2024
/www.QendraPress.com/