Çaste poetike me poeten;Afërdita Koçiraj SELISHTAJ
Ato e dinë gjuhën time
—————————–
Dielli zjarrtë e përvëluar,
Për mbi detin e pa an,
I malluar përqafon,
Valët e detit matanë.
Moj pulëbardhë krahë hapur,
Dallgët shoqëron nga pas,
Mos kërkon të shkosh matanë,
A diçka tjetër të mundon.
Dielli flakë e përvëluar,
Për mbi det në perëndim,
Ashtu edhe zemra ime,
Për mallin që s’ka kufi.
Detit di bie mes për mes,
SI pulëbardhë në fluturim,
Do të shkoj e do shmallohem,
Me valët e detit tim.
Ato e dinë gjuhën time,
Dhe hallet ato mi dinë,
Për gëzim e hidhërime,
Melhem kamë unë vendin tim.
/www.QendraPress.com/