Çaste poetike me poeten;Age Bilani LUKA
Ngjyra ka shume…
———————————-
Ngjyra ka shume,
që boten e zbukurojnë.
Pse disa njerëz,
gjithë ngjyrat nuk i shikojnë!?
Shikoi ngjyrat,
se jetën ta zbukurojnë!
Me dy ngjyra te vetme,
realitetin nuk e pasqyrojmë.
Larmishmëri ngjyrash
tinguj larmishmëri.
Me shume tinguj e ngjyra,
Ka shume kënaqësi.
Disa shikojnë bardh,
shikojnë edhe zi.
Ngjyrat e tjera valle,
pse i keni fshi!?
Dhe tingujt e natyrës,
me zhurma u ngjajnë.
Zërat e zogjve,
u duken si vajtojnë.
Ktheju realitetit,
ti o njeri!
Shikoje boten me ngjyrat e sja.
është mrekulli.
Dhe zogjtë neper male,
bukur cicërojnë.
Lumturoju tingujve,
qe aq bukur i lëshojnë
/www.QendraPress.com/